Politike

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Vëmendja jonë tek qytetarët, hiq dorë nga gjuha e ashpër kundër opozitës

13 Prill 2020, 19:28 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Vëmendja jonë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ftesës së Edi Ramës për bashkëpunim gjatë situatës së pandemisë. Basha në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, tha se  energjia dhe vëmendja e opozitës është tek qytetarët, e bëri thirrja Ramës që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës.

Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat, dhe i bëj ftesë që të shmangë retorikën dhe gjuhën e ashpër ndaj opozitës dhe të fokusohet te prioriteti i qytetarëve, shëndeti dhe ekonomia. Ky është prioriteti im, ekspertët tanë janë gati në cdo moment të qytetarëve në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, propozimet janë konkrete. E gjithë energjia dhe vëmendja e opozitës janë në shërbim të njerëzve. Paketa që shpalli presim të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe ta analizojmë. Ne kemi shqetësime në dy rrafshe, që të mos ketë hendek mes asaj që thuhet dhe bëhet dhe nevoja për të ndërtuar një plan, që jo vetëm të japë shpresë por edhe rrugë për të dalë, strategji për të cilën kyçe është testimi“, tha Basha.

Sot kreu i qeverisë në një deklaratë, pasi sulmoi opozitën dhe e akuzoi se po pengon në vijimin normal të punëve gjatë situatës së pandemisë shtriu dorën e bashkëpunimit. Rama tha se opozita dhe qeveria duhet të bëhen një për të mirën e qytetarëve. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha masat kunder covid 19 rama ftese opozites edi rama lulzim basha masat kunder covid 19 rama ftese opozites

Sondazh

Poll