Art&Argëtim

7 Marsi, dita e mësuesit, një datë historike për arsimin dhe kombin shqiptar

7 Mars 2020, 09:12 Nga DOSJA
7 Marsi, dita e mësuesit, një datë historike për arsimin dhe

TIRANË- Sot si çdo vit festohet 7-Marsi, e cila është një ditë dhe datë e madhe për arsimin shqip kudo që ndodhet në trojet etnike shqiptare. Për këtë arsye ia vlen që të shkruhet për këtë ditë të madhe të arsimit shqiptar.

Dita e Mësuesit na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Dita e Mësuesit është festë kombëtare nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture 7 marsi dita e mesuesit 7 marsi dita e mesuesit

Sondazh

Poll