Art&Argëtim

3 dekada në ekran, ‘shpërthen’ prezantuesja Ketrin Gjoca: Drejtuesit e rinj më hoqën nga puna, ky s’është televizion

6 Mars 2020, 14:53 Nga DOSJA
3 dekada në ekran, ‘shpërthen’ prezantuesja Ketrin Gjoca:

TIRANË-  Prej më shumë se 30 vitesh në ekranin e RTSH, Ketrin Gjoca është një nga figurat më të dashura për shqiptarët. Imazhi i saj ka mbetur i pandryshuar, edhe pse është gjyshe e dy nipërve, ajo sërish rrezaton freskinë  dhe energjinë e rinisë.

Teksa ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, prezantuesja dhe regjisorja e njohur rrëfeu se e kanë hequr nga puna e nga programi që drejtonte në mënyrë jo elegante. Me tone të ashpra ajo tha që të shikohen modelet italiane të të bërit televizion.

Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!”, u shpreh Gjocaj.

Teksa u pyet se nuk e lejonin më në ekran, për shkak të viteve, prezantuesja u përgjigj:

Në sy kaq ashpër nuk ma ka thënë njeri, por sapo erdhën drejtuesit e ri, më hoqën programin me të cilën isha në transmetim. Unë isha me një program në transmetim, aneksim në mënyrë jo elegante. Është hera e parë që e them këtë gjë, por do ta thoja edhe sikur mos të pretendoja të dilja në ekran.”, rrëfeu Ketrin Gjocaj.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ketrin gjocaj preantuesja ketrin gjocaj ketrin gjocaj preantuesja ketrin gjocaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 09:51

Aktori Liam Neeson do të rikthehet me një film të ri, tashmë në ‘ndihmë’ të shqiptarëve. Tarik Saleh është duke e drejtuar dramën e luftës në Kongo bazuar në nj...

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 09:27

“The Global Awards 2020” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Londër, në Apollo Hammersmith. Në një ceremoni të veçantë që mblodhi në sallë të gjithë yjet e ...