Art&Argëtim

Silvio Berlusconi provon eksperiencë të re! Lidhet me deputeten bjonde të partisë së tij 53 vite më të vogël dhe ‘i je

6 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA
Silvio Berlusconi provon eksperiencë të re! Lidhet me deputeten bjonde

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi nuk i lë pas romancat e tij, edhe pse në moshën 83-vjeçare. Ai ka vendosur të provojë një eksperiencë të re, dhe thuhet se është ndarë nga e dashura e tij pas një lidhjeje të gjatë dhe ka filluar takimin me një grua edhe më të re, 53 vjet më e vogël.

83-vjeçari kishte takuar Francesca Pascale-n, të dashurën e tij prej tetë vitesh, që nga viti 2012. Partia e tij, Forza Italia, konfirmoi ndarjen në një deklaratë, duke thënë se dyshja “do të mbeten miq”. Nga ana tjetër, ish-e dashura e tij, Pascale ka deklaruar për La Repubblica se ka mbetur e habitur dhe nuk ka informacione për lidhjen e re të ish-partnerit të saj. Ajo gjithashtu shprehu se i uron më të mirat Berlusconit: “Unë do ta mbaj të dashur përgjithmonë. I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj se ai gjen dikë që do të kujdeset për të ashtu si unë”.

Duket sikur Berluskoni e ka gjetur dikë tjetër tashmë. Disa media kanë raportuar se ai tani është në takim me Marta Fascina, një deputete 30-vjeçare e parlamentit nga partia e tij. Lajmi vjen pas shfaqjes së fotografive të mediave ku shfaqet Fascina duke lënë një hotel në Zvicër dhe duke shëtitur qenin e ish-partneres së Berluscon-it.

“Më bëhet qejfi të shoh një deputete të parlamentit të nxjerrë qenin tim për një shëtitje”- tha Francesca Pascale.

Për më shumë se dy dekada në politikën italiane, Berlusconi u përfshi në skandale të shumta seksuale, gafa dhe probleme ligjore, duke përfshirë një dënim të vitit 2013 me shtatë vite burg, pasi kishtë bërë seks me pagesë me një 17-vjeçare, por kjo çështje u rrëzua nga ana ligjore.

Burimi: La Repubblica

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz deputetja italiane francesca pascale ish kryeministri italian marta fascina silvio berlusconi deputetja italiane francesca pascale ish kryeministri italian marta fascina silvio berlusconi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 09:51

Aktori Liam Neeson do të rikthehet me një film të ri, tashmë në ‘ndihmë’ të shqiptarëve. Tarik Saleh është duke e drejtuar dramën e luftës në Kongo bazuar në nj...

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 09:27

“The Global Awards 2020” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Londër, në Apollo Hammersmith. Në një ceremoni të veçantë që mblodhi në sallë të gjithë yjet e ...

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 08:32

ZVICËR– Gjon Muharremaj është përzgjedhur që të përfaqësojë Zvicrën me këngën e tij “Repondez-moi”, e cila do të këndohet në gjuhën frënge. Lajmi është kon...