Art&Argëtim

6 Mars 2020, 09:51 Nga DOSJA

Aktori Liam Neeson do të rikthehet me një film të ri, tashmë në ‘ndihmë’ të shqiptarëve. Tarik Saleh është duke e drejtuar dramën e luftës në Kongo bazuar në një roman të akademikut kanadez dhe ish-politikanit Michael Ignatieff. Liam Neeson ka nënshkruar kontratën dhe do të jetë pjesë e filmit më të ri “Charlie Johnson in the Flames”.

Thrilleri rrotullohet rreth Charlie Johnson (Neeson), një reporter korrespondent i luftës i lindur në Amerikë i cili punon për BBC-në dhe dëshmon për vdekjen e një gruaje të re ndërsa mbulon një luftë në Kongo. Johnson, i përhumbur nga vdekja e saj, kthehet për të gjetur vrasësin e gruas së re, vetëm për t’u përfshirë në një rrjet dhune dhe intrigash.

Neeson njihet më së shumti për rolet në filmat dramatikë si: “Lista e Schindler”, “Taken”, “The Commuter” etj, por për shqiptarët do të ruhet gjatë në memorie, si aktori që luajti në filmat Taken dhe Taken 2 në të cilin u kritikua për kontekstin në të cilin ishin përcjellë imazhet e emigrantëve shqiptarë në Paris, si njerëz të krimit të organizuar.

Sipas Gazetës Koha Ditore, në këtë film, mesa duket aktori Liam Nesson do të gjendet në anën e shqiptarëve, pasi do të kërkojë me ngulm zbulimin e një vrasësi të një gruaje me origjinë shqiptare. Romani i kanadezit Michael Ignatieff bën fjalë për gazetarin Charlie Johnson, i cili bashkë me kameramanin polak Jacek po mbulonte luftën në Kosovë. Në film paraqiten përpjekjet e reporterit, për të demaskuar vrasjen dhe për të kapur ushtarin serb.

Burimi: The Hollywood Reporter

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori i famshem charlie johnson in the flames liam neeson taken aktori i famshem charlie johnson in the flames liam neeson taken

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 09:27

“The Global Awards 2020” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Londër, në Apollo Hammersmith. Në një ceremoni të veçantë që mblodhi në sallë të gjithë yjet e ...

Art&Argëtim 6 Mars 2020, 08:32

ZVICËR– Gjon Muharremaj është përzgjedhur që të përfaqësojë Zvicrën me këngën e tij “Repondez-moi”, e cila do të këndohet në gjuhën frënge. Lajmi është kon...