Art&Argëtim

6 Mars 2020, 08:32 Nga DOSJA

ZVICËRGjon Muharremaj është përzgjedhur që të përfaqësojë Zvicrën me këngën e tij “Repondez-moi”, e cila do të këndohet në gjuhën frënge. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e “Eurovizionit”, ku shkruhej se Gjoni do të risillte këngë në gjuhën frënge pas 10 vitesh.

Kështu Muharremaj bëhet shqiptari i dytë në “Eurovizion” pas Arilena Arës, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Shaj”.

Po kush është i riu shqiptar që po kap majat e karrierës në Zvicër? Si e nisi rrugëtimin e tij në muzikë?

Gjon Muharremi, këngëtari me origjinë shqiptare por i lindur në Zvicër. Babai i tij është nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjoni flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

Edhe pse tanimë ai është përzgjedhur nga më shumë se 100 anëtarë jurie për të përfaqësuar Zvicrën në ‘Eurovizioni’, karriera e tij ka nisur në Shqipëri.

Në vitin 2011, Gjoni ka marrë pjesë në emisionin ‘Albania’s Got Talent’ me këngën “Je t’aime’”. Edhe pse atëkohë ishte vetëm në klasën e 6-të, Gjoni mori përsipër të këndonte një nga perlat e muzikës botërore dhe të repertorit të Lara Fabian.
I riu mori mjaft komente pozitike për zërin, nga anëtarët e jurisë Armend Rexhepagiqit, Rovena Dilo dhe Altin Basha.

Në vitin 2019, ai rikthehet në botën e televizionit duke konkuruar në “The Voice of France” me një këngë dedikuar të atit të tij. Zëri i tij ia doli që të arrijë deri në gjysmëfinalen e “The Voice”.

Talenti shqiptar ka zgjdhur që emrin e tij artistik ta ketë “Gjon’s Tears” ose ndryshe shqip “Lotët e Gjonit”, kjo pasi gjyshi i tij në momentin e parë kur e kishte dëgjuar të këndonte “Can’t help falling in love” të Elvis Presley-t nga nipi i tij ishte përlotur.

 I kontaktuar nga “Top Awards”, Gjoni ka treguar: “Për emrin Gjon’s tears ose lotët e Gjonit më ka ardhur ideja kur gjyshi im ka ardhur nga Kanadaja në Zvicër për të më dëgjuar dhe një ditë që po i bija një pianoje elektrike, duke luajtur këngën “Can’t help falling in love” e Elvis Presley, gjyshi më tha se duhet ta vazhdoja patjetër muzikën pasi ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Teksa po performoja këtë këngë për herë të parë për gjyshin tim, pash që ai ishte me lot dhe tepër i emocionuar. Unë isha i vogël dhe po mendoja se si muzika ka këtë magji, jam ndjerë si superhero. M’u duk shumë e fortë ajo çfarë ndodhi dhe kështu që vendosa të mbajë këtë emër pasi është një episod i jetës sime që më ka prekur shumë.

(k.m.a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gjon muharremaj gjon muharremaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Mars 2020, 17:59

TIRANË– Këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma do të performojë ditën e Verës në Tiranë. Tashmë të gjithë fansat e tij mezi po presin ardhjen e këngëtarit m...