Art&Argëtim

Sa zgjat koncerti i Malumës dhe të ftuarit surprizë, zbulohen detaje të reja mbi perfomancën e këngëtarit kolumbian në T

5 Mars 2020, 12:15 Nga DOSJA
Sa zgjat koncerti i Malumës dhe të ftuarit surprizë, zbulohen

TIRANË– Këngëtari i famshëm kolumbian Maluma do të performojë më 14 mars në Tiranë, me një koncert madhështor që do të mbahet mbrëmjen e Ditës së Verës. Sipas publikimeve që ka bërë vetë këngëtari, koncerti mbahet tek sheshi ” Nënë Tereza” dhe do të jetë me standarde  botërore. 

Por, të tjera detaje kanë dalë në dritë, për ditën e performancës së këngëtarit të famshëm kolumbian. Organizatorët e këtij koncerti kanë treguar se performanca në skenë e Maluma-s do të zgjasë plot 1 orë e 30 minuta dhe i pranishëm do të jetë dhe një artist/e shqiptare, që për momentin është preferuar të mbahet sekret. .

“Për herë të parë, Tirana është bërë pjesë e hartës botërore të një artisti në tur dhe eksperienca të tilla tregojnë që show do të jetë identik në të gjitha vendet e botës ku mbahet koncerti. I gjithë koncerti është një suprizë e madhe me çfarë jemi mësuar të shohim në produksionet vendase. Biletat M&G shiten në website-n zyrtar të këngëtarit dhe kushtojnë 370 dollarë, ndërkohë që këta persona duhet të kenë edhe biletë hyrëse për në koncert, çmimi i të cilës fillon nga 3000 lekë. Të gjithë ata që kanë blerë M&G do të njoftohen me e-mail për vendin dhe orën.”- u shprehën organizatorët e koncertit për Anabel.al.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 14 mars kengetari kolumbian koncert ne tirane maluma 14 mars kengetari kolumbian koncert ne tirane maluma

Sondazh

Poll