Art&Argëtim

Biznesmeni shqiptar kritikon ashpër Dua Lipën pas fushatës për Bernie Sanders: Është e trishtë…çfarë bëri komunizmi

5 Mars 2020, 11:22 Nga DOSJA
Biznesmeni shqiptar kritikon ashpër Dua Lipën pas fushatës

SHBA– Biznesmeni dhe themeluesi i gazetës “Ilyria” në New York ka postuar një status, në të cilin i drejtohet këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Harry Bajraktari shkruan se i duket i trishtë fakti që Dua Lipa bën fushatë për Bernie Sanders, për faktin se edhe prindërit e saj kanë përjetuar diskriminim që mbizotëronte nën periudhën e komunizmit.

Dua Lipa ka treguar hapur mbështetjen e saj për kandidatin Bernie Sanders, madje i ka kërkuar ndjekësve të votojnë për të.

“Është e trishtë kur Dua Lipa, e cila madje nuk jeton në SHBA, mbështet Bernie Sanders. Shqiptarët kanë parë se çfarë i bëri komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është artiste e shkëlqyer por kjo është fëminore,”- shkruan Harry Bajraktari në rrjete sociale.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bernie sanders biznesmeni shqiptar dua lipa harry bajraktari këngëtarja bernie sanders biznesmeni shqiptar dua lipa harry bajraktari këngëtarja

Sondazh

Poll