Art&Argëtim

Frika nga Koronavirusi, filmi i James Bond shtyhet me 7 muaj. Ja kur do të zhvillohet premiera

5 Mars 2020, 09:34 Nga DOSJA
Frika nga Koronavirusi, filmi i James Bond shtyhet me 7 muaj. Ja kur do të

Publikimi i filmit të James Bond “No Time To Die ” është vonuar në mes të frikës së koronavirusit. Lëshimi i filmit të ri James Bond është shtyrë me shtatë muaj pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.

Prodhuesit thanë se kishin shtyrë botimin e “No Time To Die” nga prilli në nëntor pas “shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral”.

MGM, Universal and Bond producers, Michael G. Wilson and Barbara Broccoli, announced today that after careful consideration and thorough evaluation of the global theatrical marketplace, the release of NO TIME TO DIE will be postponed until November 2020. pic.twitter.com/a9h1RP5OKd

— James Bond (@007) March 4, 2020


Njoftimi vjen pasi themeluesit e dy faqeve 007 të tifozëve u bënë thirrje studiove të filmit që të vonojnë daljen e tij. Tani do të dalë në Mbretërinë e Bashkuar në 12 nëntor, dhe në SH.B.A. me 25 nëntor.

“No Time To Die”, e cila do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik, do të lancohej me 3 Prill. Premiera botërore ishte planifikuar të zhvillohej më 31 mars në Royal Albert Hall në Londër.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz james bond no time to die no time to die në nëntor shtyhet premiera e filmit james bond no time to die no time to die në nëntor shtyhet premiera e filmit

Sondazh

Poll