Art&Argëtim

“Partia më nxiti të gjeja grua”, gazetari Rezar Xhaxhiu rrëfen si vendosi të martohej: Thoja me vete ja vlen ta kem, më

5 Mars 2020, 08:48 Nga DOSJA
“Partia më nxiti të gjeja grua”, gazetari Rezar Xhaxhiu

TIRANË– I ftuar në “Soiree” gazetari Rezar Xhaxhiu ka rrëfyer dhe momentet e para të njohjes me bashkëshorten e tij. Ai ka treguar se si vendosi të martohej shumë shpejt pasi kishin ndodhur pëlqimet e para. Sipas gazetarit ishte periudha në të cilën partia të nxiste të gjeje një partnere, në mënyrë që të lëvizje jashtë vendit.

“Një gjimnaziste e Sami Frashërit me tipare të theksuara të asaj kohe, vishej bukur dhe kaq mjaftonte që të ktheje kokën. Dhe thoja me vete ja vlen ta kem unë këtë grua. Pastaj partia më nxiti që të shpejtoja që të gjeja një grua, që të shkoja jashtë. Në atë kohë në Ambasadë nuk shkohej vetëm, ishte e ndaluar krejtësisht. Më thërret shefi i Kuadrit dhe thotë që të dalë emërimi, por nuk shkon dot se je beqar. Unë thashë e zgjidhim këtë punë,”- është shprehur Rezar Xhaxhiu.

Ndër të tjera gazetari Xhaxhiu dhe bashkëshortja e tij kanë rrëfyer për një histori dashurie të gjatë, mbi 30 vite, në të cilën marrëdhëniet kanë qenë të konsoliduara, dhe ndër të tjera nuk ka pasur asnjëherë ndjenjë xhelozie, por vetëm mirëkuptim.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gazetari rezar xhaxhiu rezar xhaxhiu flet per bashkeshorten gazetari rezar xhaxhiu rezar xhaxhiu flet per bashkeshorten

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 20:49

Artisti Greg Rama, i biri i kryeministrit të vendit, ka folur për abc news sesi është që të bëjë art nën ‘hijen’ e të atit. Duke folur për ekspozitën e tij të f...