Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Gazetarë injorantë”, Xhesika Muçaj shpërthen ndaj mediave pas lajmeve për Greg Ramën: Përgatituni të shik

5 Mars 2020, 08:27 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Gazetarë injorantë”, Xhesika Muçaj

TIRANË– Xhesika Muçaj, moderatorja që u aludua se ishte në një lidhje me djalin e kryeministrit Edi Rama, ka komentuar titujt e portaleve. E ftuar në “Glamour zone”, Xhesi tha se me Gregun ka një marrëdhënie miqësore dhe se se mediat apo publiku do të shohin shumë postime, pasi shoqërohen bashkë. Moderatorja shtoi se të gjithë pjesëtarët e grupit të tyre, që dalin bashkë, janë single dhe dalin shumë shpesh bashkë, duke mos pasur asnjë problem. Xhesika i quajti gazetarët injorantë, duke shtuar se ata nuk dinë gjuhë të huaj dhe nuk dinë çfarë shkruajnë. Për moderatoren dhe për grupin e tyre të shoqërisë, ajo shtoi se Gregu është thejsht Gregu dhe jo djali i kryeministrit Edi Rama.

Përsa i përket lidhjes tjetër të Gregut unë nuk kam asgjë për të thënë, nuk kam asnjë informacion. Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë, nuk e kam njohur personalisht vetë. Kemi miq shumë të përbashkët dhe kohët e fundit jemi lidhur akoma më shumë. Jemi të gjithë single në grupin tonë dhe dolëm për 14-shkurt, pa e pasur fare mendjen se çfarë dite është kjo. Duke qenë se edhe Gregu ka një projekt shumë të afërt, bëmë një video. Dhe që të mos aludonin njerëzit, shkruajta ‘bestie’ që në anglisht do të thotë ‘shok shumë i mirë’. E postova dhe ndoshta ngaqë ishin orët e vona nuk e mendova shumë gjatë. S’mendova as Shën Valentinin. Duke qenë se unë postoj shumë foto dhe nuk e mendova që do shkruhej për mua. Më erdhi keq që kishin ndryshuar kontekstin e asaj që kisha shkruar, jo bisha ime e kshu. Mendoj se ka gazetarë injorantë dhe i quaj injorantë përderisa nuk dinë kuptimin e fjalëve në gjuhë të huaj dhe e ndryshojnë atë. Dhe përgatituni, do shikoni shumë foto dhe video të tjera me mua dhe Gregun, sepse ne jemi shumë shokë. Dhe kur jemi të gjithë bashkë në tavolinë, askush nuk e mendon se ai është djali i kryeministrit. Ai është thjesht Gregu për ne dhe është një djalë i mrekullueshëm,”- u shpreh ajo.

Momenti në video pas minutës 05:00

Ishte edhe vetë Gregu ai që e sqaroi edhe njëherë këtë temë teksa foli për ekspozitën e tij më të re. Në një intervistë në “Euronews”, Gregu u shpreh se ishte ndjerë mjaft keq kur kishte parë lajmet në portale, që shkruanin për daljet e tij me moderatoren Xhesi Muçaj. Djali i Ramës theksoi se i vjen shumë keq edhe për të afërmit e Kristit që vazhdojnë të jetojnë dhe përballen me lajme të tilla në portale. Djali i Ramës është përfolur së fundmi në media për dhimbjen e madhe për të dashurën që humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas mediave italiane, studentja Kristi Reçi që humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me tre familjarët e saj, ishte e fejuara e Gregut prej dy vitesh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edi rama grag rama xhesika mucaj edi rama grag rama xhesika mucaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 20:49

Artisti Greg Rama, i biri i kryeministrit të vendit, ka folur për abc news sesi është që të bëjë art nën ‘hijen’ e të atit. Duke folur për ekspozitën e tij të f...

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 18:29

TIRANË– Ish-banori i “Big Brother” Valer Kolnikaj ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Shqipëria live”. Mjeku nga Malësia e Madhe është shprehur se...