Art&Argëtim

“Ke gjetur ndonjë?”, rikthehet Rovena Stefa dhe premton se do martohet: Do plas rrëmuja

4 Mars 2020, 19:17 Nga DOSJA
“Ke gjetur ndonjë?”, rikthehet Rovena Stefa dhe premton se do

TIRANË- Këngëtarja Rovena Stefa pas një pauze në muzikë ka menduar të rikthehet me projekte të reja. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ka folur rreth martesës së saj. “Kam 10 vite që vetëm martoj të tjerët dhe shpresoj që të ma kthej zoti që kam martuar kaq shumë të më martojë edhe mua.

Kjo martesa në Shqipëri është kështu, ‘Po hë mi Rovena se gjete akoma ndonjë’ dhe unë rri kështu si fajtore. Ju përgjigjem hajt si ta ketë shkruajtur zoti çfarë t’u them. Edhe këtë verë e sigurt s’kam kur të martoj veten se kur janë zënë ato datat kryesore unë i them me kismet nga Shtatori fundi i Shtatorit sepse nuk kam vend të martohem”, u shpreh Rovena.

E pyetur nga se kush do këndojë në dasmën e Rovenës ajo u përgjigj, ajo tha se do ketë vetëm një orkestër. “Në dasmën time unë do marr vetëm një orkestër sepse nuk dua fare të më këndoj askush sa aq shumë kam kënduar unë sa që dua thjesht një orkestrale të lehtë. Atyre njerëzve do iu them çfarë muzike doni, kur të më martoni mua unë do iki me makinën me kanaçe e ju vazhdoni bëni aheng.

Unë jam lodhur nga ahengu, nga qejfi. Kur e ke punën e lidhur punë me këtë edhe gëzimin tim nuk e shoh ashtu. Kjo është një dëshirë e imja sepse e di që kur të martohem aty do të plasë rrëmuja, miqtë e mi, artistët do këndojnë e do kërcejnë, sigurisht që do gëzojnë”, shtoi më tej këngëtarja,

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz martesa e rovena stefes rovena stefa martesa e rovena stefes rovena stefa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 18:29

TIRANË– Ish-banori i “Big Brother” Valer Kolnikaj ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Shqipëria live”. Mjeku nga Malësia e Madhe është shprehur se...

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 16:49

TIRANË– Moderatorja Ori Nebiaj, e ftuar në emisionin “Treshat” ka folur lidhur me jetën e saj personale dhe për karrierën e saj në telefizion.E pyetur lidh...