Art&Argëtim

Humbi të ëmën pak ditë më parë, Xhesika Polo bën dedikimin e ndjerë: Jeton në zemrat tona përjetë…

4 Mars 2020, 13:43 Nga DOSJA
Humbi të ëmën pak ditë më parë, Xhesika Polo

TIRANË– Këngëtarja e njohur Xhesika Polo më 27 shkurt humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën.

Mësohet që e ëma e këngëtares ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ndërsa lajmin e hidhur e bëri me dije vetë Xhesika, ku më pas vijuan postime edhe nga të afërmit e tjerë të nënës së këngëtares, si këngëtarja e njohur Valbona Mema që është tezja e Xhesikës.

Teksa kanë kaluar pak ditë nga ndarja me të ëmën, kënëgtarja e njohur ka publikuar një shkrim prekës në Instastory për nënën e saj, e cila e ka ndihmuar në çdo hap të jetës.

“Mam! Jeton në zemrat dhe në mendjet tona përjetë! Je femra më e bukur dhe më e fortë që kam njohur në jetë. Faleminderit që na rrite kaq mirë mua dhe Markon mam. Faleminderit që më mësove ta dua veten dhe të tjerët, që më trashëgove forcën për të përballuar çdo vështirësi! Faleminderit që më rrite të bëhesha e pavarur! Faleminderit për të gjitha mam! Të dua në pafundësi! Unë buzëqesh sepse ti nuk doje të shihje asnjë lot në sytë e mi.”-ka shkruar Xhesika.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 11:17

TIRANË– Albërije Hadërgjonaj ka treguar hapur se aty ku duhet, është një nënë tipike shqiptare. Ndërsa e bija e saj, Anxhelina ka ndarë një status që...