Art&Argëtim

‘Ik laj borxhet’/Jonida Maliqi i përgjigjet me lezet ish-shoqes së ngushtë: Njerëz gënjeshtarë, negativë… të vetmu

4 Mars 2020, 08:14 Nga DOSJA
‘Ik laj borxhet’/Jonida Maliqi i përgjigjet me lezet ish-shoqes

TIRANË– Jonida Maliqi, ditën e djeshme mori një koment aspak të këndshëm në rrjete sociale, nga ish-mikja e saj Alba Danaj, që zgjodhi rrjetet sociale për të shprehur mllefin ndaj këngëtares. Menjëherë pas reagimit të saj, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e Maliqit.

Këngëtarja ka zgjedhur t’i përgjigjet me fjalë të urta, duke e bërë të qartë se kjo urrejtje nuk do të thotë asgjë për të. Ndër të tjera, ajo i jep disa sugjerime ish-shoqes së saj të ngushtë, që përpara se të flasë, duhet t’i mendojë mirë të gjitha gjërat.

Shprehjet e shpërndara nga Jonida Maliqi në profilin e saj në Instagram:

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca po”.

“Njerëzit që janë negativë, janë edhe të vetmuar, të thyer, të lodhur”.

“Para se të flasësh, mendo: Është e vërtetë? Është e nevojshme? Të ndihmon? Është inspiruese? Është e sjellshme?

“Fjalët e tua nuk nënkuptojnë asgjë kur veprimet e tua janë e kundërta”.

“Nëse do të jesh e besuar, ji e ndershme”.

“Thuaj një gënjeshtër njëherë dhe gjithë të vërtetat e tua bëhen të diskutueshme”.

Ditën e djeshme ish-mikesha e ngushtë e Jonida Maliqit shpërtheu në rrjete sociale me mllef ndaj këngëtares. Në një status në Instastory, Alba Danaj publikoi një deklaratë të Maliqit, e cila e ftuar në “Klanifornia” u shpreh se çantat super të vogla nuk i koncepton dot pasi aty nuk ke çfarë të fusësh. Krahas saj, Danaj shkruajti se Jonida si fillim duhet të shkojë të lajë boxhet që ka, duke e quajtur këngëtaren ‘fasadë’. Alba dhe Jonida kanë qenë dikur mikesha të ngushta dhe shiheshin gjatë gjithë kohës bashkë, por tashmë nuk ndiqen as në rrjetet sociale me njëra-tjetrën.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alba danaj fasade jonida maliqi këngëtarja sherri mes mikeshave alba danaj fasade jonida maliqi këngëtarja sherri mes mikeshave

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2020, 09:32

TIRANË– Aktorja Erza Ramuka e njohur për rolin e Tringës në serialin “O sa mirë” ka rrëfyer për jetën e vështirë dhe sakrificat e babait të saj që në moshë...