Art&Argëtim

Do burrë me bark, këngëtarja shqiptare flet troç për lidhjen shpirtërore me Stresin: Më pëlqen shumë…

4 Mars 2020, 08:36 Nga DOSJA
Do burrë me bark, këngëtarja shqiptare flet troç për

TIRANË– Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Tringa Key e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon është vënë përballë zgjedhjeve, ndërsa është pyetur për burrin e preferuar për shtëpi dhe reperin e preferuar me të cilin do të donte të bënte një bashkëpunim.

Moderatorja e emisionit fillimisht e ka vënë përballë dy këngëtarëve, Ermal Fejzullahu dhe Meda, se cili është më shumë burrë për shtëpi. Ende pa u publikuar fotot, Tringa ka shprehur dëshirën që të jetë një burrë me bark.

Pasi ka zgjedhur Ermal Fejzullahun, Tringa Key ka treguar dhe lidhjen e ngushtë shpirtërore që ka me Stresin.

Bieta Sulo: Bashkëpunimi yt i suksesit më mirë do të ishte me Stresin apo Noizyn?

Tringa Key: Eee, me Noizyn kam pas edhe koncert por nuk e di pse Stresi më pëlqen shpirtërisht. Stresi më pëlqen shumë si djalë, si çun, më pëlqen shumë mënyra e të menduarit e Stresit, kurse Noizy flet me pak. Në këngë do të ishte e mirë  të ndizej me të dy, nëse do të ishte këngë e keqe, me Noizyn do ishte bërë hit.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ermal fejzullahu këngëtarja noizy reperi stresi tringa key ermal fejzullahu këngëtarja noizy reperi stresi tringa key

Sondazh

Poll