Art&Argëtim

“Mezi pres Greg”, Roza Lati e ekzaltuar për ritakimin me djalin e Ramës, kujton si e uroi vjet në ekspozitë: Gjeta veten

3 Mars 2020, 19:36 Nga DOSJA
“Mezi pres Greg”, Roza Lati e ekzaltuar për ritakimin me djalin

TIRANË– Moderatorja Roza Lati ka shpërndarë disa foto me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregu. Fotot janë bërë gjatë ekspozitës së tij “Fidem”, e cila ishte e hapur për publikun vitin e kaluar.

Pasi ka postuar një fotot të sajën me Gregun, Roza gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe çfarë ka shkruar për të dhe punën e tij tek “Libri i përshtypjeve”. Roza shkruan se kishte gjetur veten e saj tek ekspozita pasi sipas saj koha është luksi më i madh që kanë njerëzit.

“Më pëlqen Fidem! Topi që është koha… gjithë shigjetat, tentativat për të kapur kohën…gjeta veten tek kjo pjesë. Muri-barrikadat që kemi…Ishte fantastike shija që më la koha…me atë shënjestrën e vogël.. Mendoj që luksi më i madh që kemi është koha. Kosha është shënjestra. E vlerësova galerinë duke u veshur dhe vetë me të bardha, e duke bërë një foto nën shënjestrën e syrit fotografik. Roza ishte këtu!,”- i ka shkruar Roza-Gregut.

Ndërkohë djali i kryeministrit Rama, Gregu ka çelur një tjetër ekspozitë, të cilën ka vendosur që ta quajë “Ex Niliho”.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz greg rama roza lati greg rama roza lati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Mars 2020, 15:41

TIRANË– Blogerja Alba Danaj ka shpërthyer keq ndaj këngëtares Jonida Maliqi e cila mbahet në showbizin shqiptar si një prej grave që ndjek modën dhe trende...