Art&Argëtim

“S’do t’u lë asgjë fëmijëve”, artistja 60-vjeçare flet e prerë dhe tregon ARSYEN e këtij vendimi: Pasurinë do e

3 Mars 2020, 11:49 Nga DOSJA
“S’do t’u lë asgjë fëmijëve”,

SHBA– Marie Osmond, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka bërë deklaratën e befasishme, ku ka pohuar se nuk do t’ja trashëgojë pasurinë fëmijëve të saj, por do ta dhurojë për bamirësi. Ajo ka theksuar se fakti që shumë të pasur iaa japin gjërat të gatshme fëmijëve të tyre, i bën më shumë dëm se sa mirë.

E ftuar në “The Talk”, artistja 60-vjeçare foli e bindur që fëmijët e saj nuk do të marrin asnjë cent, por do të punojnë vetë, për të arritur gjithçka në jetë dhe për t’u bërë të aftë.

“Nuk do t’u lë asgjë fëmijëve. Urime kalamaja. Unë dhe bashkëshorti im mendojmë se u bën një dëm të madh fëmijëve kur u fal një pasuri sepse u merr nga duart dhuratën më të madhe që mund t’u japësh: aftësinë për të punuar. Ndodh shpesh në familje të pasura. Fëmijët nuk dinë çfarë të bëjnë me jetët e tyre dhe thjesht futen në telashe. Do t’i lë fëmijët e mi të krenohen me çfarë të arrijnë vetë në jetë dhe pasurinë do e jap për bamirësi,”- u shpreh Mario Osmond.

 

Burimi: Yahoo

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore femijet këngëtare marie osmond pasuria trashegimia aktore femijet këngëtare marie osmond pasuria trashegimia

Sondazh

Poll