Art&Argëtim

Princ Harry gjithnjë i mirëpritur në familjen mbretërore! Pas katër orëve bisedime Mbretëresha Elizabeth merr vendimin

3 Mars 2020, 10:43 Nga DOSJA
Princ Harry gjithnjë i mirëpritur në familjen mbretërore!

MBRETËRI E BASHKUAR- Princ Harry do të jetë gjithmonë i mirëpritur pavarësisht se vendosi të braktisë jetën mbretërore me bashkëshorten e tij Meghan Markle. Mbretëresha i tha atij gjatë drekës në Kështjellën Windsor se mund të rikthehej në çdo moment që të dëshironte. Mbretëresha Elizabeth zhvilloi një bisedë e cila zgjati plot katër orë, me nipin e saj, përpara angazhimit të fundit zyrtar mbretëror të tij dhe Meghan Markle.

Duka dhe Dukesha e Sussex do të bashkohen me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukeshën e Cornwall bashkë me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit në shërbimin vjetor të Ditës së Commonwealth në Westminster Abbey.

Madhëria e saj, i tha Harryt gjatë takimit të së dielës se ai është “shumë i dashur dhe gjithmonë do të mirëpritet”. Një burim mbretëror tha se dreka e ‘pastroi ajrin’ mes të dyve dhe se Mbretëresha kishte shumë për të biseduar me Harryn. U tha gjithashtu se ishte një takim “shumë më i qetë” sesa samiti i tyre i mëparshëm i Sandringham, ku ata rrëzuan planet e ardhshme të dukës dhe dukeshës me Princin William dhe Princin Charles.

 

Harry dhe Meghan njoftuan planin e tyre bombë ‘Megxit’ në janar, duke thënë se ata donin të tërhiqeshin nga jeta mbretërore dhe të merrnin një rol të dyfishtë për të mbështetur Mbretëreshën ndërsa fitonin paratë e tyre. Ata janë zhvendosur në Kanada ku po kalojnë pjesën më të madhe të kohës bashkë me djalin e tyre Archie.

Burimi: Metro.uk

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz familja mbreterore mbreteresha elizabeth meghan markle princ harry familja mbreterore mbreteresha elizabeth meghan markle princ harry

Sondazh

Poll