Art&Argëtim

“Pazaret i kam bërë me një burrë tjetër”, Gaz Paja flet për ikjen nga Portokallia: Jemi si futbollistët, nës

3 Mars 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Pazaret i kam bërë me një burrë tjetër”,

TIRANË– Aktori i humorit, Gaz Paja në një intervistë për “Motor Plus”, në Vizion Plus ka folur dhe për vazhdimësinë e tij, në emisionin e humorit “Portokalli”. I pyetur nga moderatori Rudi Hizmo, nëse e ka në plan të lëvizë nga ky shoë, në të cilin ka qëndruar për një kohë të gjatë, Gaz Paja ka treguar se nëse do i jepej ndonjë ofertë më e mirë, edhe mund të largohej.

Por, ai ka theksuar se si natyrë është njeri besnik, megjithatë nuk e ka përjashtuar mundësinë e pranimit të një oferte më të mirë.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse Top Channel nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në Portokalli por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,”- u shpreh Gaz Paja në emision.

 

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor humori gaz paja largimi nga portokalli portokalli aktor humori gaz paja largimi nga portokalli portokalli

Sondazh

Poll