Art&Argëtim

 Të shmangësh frikën e koronavirusit/ ‘Sfida e Fshesës’ bëhet virale, reagon NASA: Mashtrim, nuk rri drejt çdo 3500 v

2 Mars 2020, 11:11 Nga DOSJA
 Të shmangësh frikën e koronavirusit/ ‘Sfida e

TIRANË– Në rrjetet sociale është bërë virale “sfida e fshesës”. Bëhet fjalë disa njerëz që  duan të balancojnë fshesat në mënyrë të drejtë, në mënyrë që të demonstrojnë një tërheqje të supozuar gravitacionale unike që ka ndodhur në 10 shkurt. Por ky lajm më pas është deklaruar si një mashtrim që është përhapur nëpër internet.

Edhe NASA ka bërë një  reagim për këtë çështje duke thënë se ajo ka qenë dita e vetme një fshesë mund të qëndronte në këmbë vetë, për shkak të tërheqjes së gravitetit

“Duhet ta sqarojmë një herë e mirë këtë “Sfidën e Fshesës”. Provojeni vetë sot, nesër apo edhe pasnesër. Do të funksionojë çdo herë, është thjesht fizikë. Ky është vetëm një tjetër mashtrim viral që nënvizon se si të pavërtetat shkencore mund të përhapen kaq shpejt.”- shkroi NASA në Twitter.

 

 

 

Smh theory

A post shared by DJ KHALED (@djkhaled) on

Kjo është një tjetër mashtrim i mediave sociale që ilustron se sa shpejt pseudoshkenca dhe pretendimet e rreme mund të bëhen virale. Ndërsa kjo shaka ishte e padëmshme, tregon gjithashtu se pse është e rëndësishme për të gjithë ne që të bëjmë disa kontrolle dhe hulumtime të fakteve,  përfshirë kontrollimin me @NASA dhe NASA.gov për fakte argëtuese të shkencës reale, para se të hidhen në internet e të bëhen kaq virale.”- tha NASA në një deklaratë.

“Fizika themelore funksionon çdo ditë të vitit,  jo vetëm 10 shkurt.”-shkruhet në rrjetet sociale.

Ndërsa të tjerë komentues e kanë cilësuar këtë sfidë, një mënyrë ndryshe sesi të shmangësh panikun nga Koronavirusi.

Burimi: insider

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote nasa sfida e fsheses koronavirusi ne bote nasa sfida e fsheses

Sondazh

Poll