Art&Argëtim

Pas shkëputjes nga mbretëria, Meghan Markle në rolin e një superheroine në Hollywood?

2 Mars 2020, 10:33 Nga DOSJA
Pas shkëputjes nga mbretëria, Meghan Markle në rolin e një

KANADA– Pas shkëputjes nga familja mbretërore, Meghan Markle po kërkon një rikthim në Hollywood. Madje sipas burimeve nga DailyMail, Markle është duke bërë përpjekjet për të marrë rolin e një superheroine në një film.

Agjenti i Markle, Nick Collins ka qenë në vëzhgim për këtë rol për Meghan, e cila kohët e fundit ka rënë dakord për të marrë një projekt të ardhshëm nga Disney, kompania mëmë e Marvel.

Burime pranë Meghan Markle të cilat preferuan të mbeteshin anonimë thanë se agjenti i saj Collins dëshiron ta rikthejë në aktrim, përmes një roli ku do të luajë superheroinën.

“Meghan po planifikon një seri takimesh në Hollywood. Ajo tashmë ka bërë gati projektin për Disney dhe tani thuhet se ajo po kërkon një film me superhero”, pohoi burimi. ” Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të kapërcejnë faktin që është Meghan Markle. Por ajo është e vendosur të aktrojë përsëri dhe ajo mendon se një film i madh, ansambël është mënyra për të shkuar.”

Sipas burimit, ajo po kërkon “diçka që paguan shumë, por që nuk e vë para dhe në qendër të saj”.

Burimi theksoi se Markle do të bashkohej me yjet e filmave në listën A, përfshirë Scarlett Johansson dhe Jennifer Lawrence duke marrë pjesë në një film Marvel.

Burimi: Fox news

R.L/Dosja.al

                                                                                                                                       

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz film meghan markle rol ne hollywood shkeputja nga familja mbreterore film meghan markle rol ne hollywood shkeputja nga familja mbreterore

Sondazh

Poll