Art&Argëtim

“Ishte një shthurje…”, Sonila Meço i merr ‘leje’ burrit nga emisioni, rrëfen si u deh dhe e zuri gjumi jashtë: Ish

2 Mars 2020, 09:23 Nga DOSJA
“Ishte një shthurje…”, Sonila Meço i merr

TIRANË– E ftuar në studion e “WhyNot?”, gazetarja Sonila Meço ka rrëfyer një episod ndryshe të jetës së saj, teksa ishte në fazat e para të njohjes me bashkëshortin e saj, Drinin. Sonila ka treguar se ndodh që të pijë shumë rrallë alkol, por ka një moment të cilin e ruan në memorje, dhe për këtë i është dashur t’i marrë leje bashkëshortit për të qenë transparente. Pasi i ka dërguar mesazh dhe ka marrë aprovimin, gazetarja Meço ka treguar me detaje se si u deh me tre gllënjka alkol.

Pasi e kishtë zënë pija, Sonila u shpreh se e zuri gjumi në një lisharëse jashtë resortit, dhe pasi u zgjua, aty pranë ishte një shatërvan, në të cilin u fut brenda.  

Biseda                                                                 

Roza Lati: Nuk ke pirë alkol, cigare jo se ke qenë sportiste, dhe unë që po prisja të më tregoje ndonjë histori kur ke qenë pijshëm.

Sonila Meço: Një moment se Drini po më ndjek. Drini ta tregoj historinë e alkoolit me ty? Po po. Atëherë kur pi zakonisht kam drini afër. Mua më e para zë…me tre gllëjka fillon dhe më zë me të qeshur. Por një të qeshur që nuk ndalon. Kemi qenë me pushime me drinin dhe bënim kokteilet dhe më tha Sonila provoje një. Kokteil i ëmbël dhe më filloi një e qeshur, qesh, qesh, qesh…E cila ka një limit, pas atij kufiri unë dua automatikisht të fle. Dhe pasi po ktheheshim në mes të resortit ishte një lisharëset, dhe unë kam qeshur kam qeshur dhe më zuri gjumi aty. Dhe unë jam e shtrirë duke fjetur për kokërr të qejfit. Dhe Drini ma ka bërë atë foto. Më pas kur jam zgjuar aty ishte një shatërvan, dhe unë hyra në këmbë dhe dola nga ana tjetër. Pra një lloj ‘vandaleje’ e vogël. Unë e nxorra dobësinë time falas. Kam qenë me tim shoq, është një shthurje dinjitoze.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alkooli gazetarja roza lati sonila meço alkooli gazetarja roza lati sonila meço

Sondazh

Poll