Art&Argëtim

“Unë ndihem borxhlie”, Stresi mbetet pa fjalë nga mesazhi i papritur i nënës së tij: Ti u bëre shembull…nesër nëse

2 Mars 2020, 08:37 Nga DOSJA
“Unë ndihem borxhlie”, Stresi mbetet pa fjalë nga mesazhi

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj ka mbetur pa fjalë, kur ka marrë një mesazh dashurie nga nëna e tij, e cila e falenderon pafund për dashurinë që i ka dhuruar, dhe vlerësimin që ka treguar në çdo moment ndaj saj.

Ajo ka shprehur ndjenjën e krenarisë për faktin se djali i saj i ka dedikuar një këngë të ndjerë, që është mjaft domethënëse për të.

“Kedi ti je dhuratë prej Zotit për mua dhe falenderimi i takon atij. Unë ndihem borxhlie karshi teje Fatjonës, Reneos që nuk kam mundur të plotësoj e të jap çfarë kam dashur unë për ju, por jam shumë e lumtur dhe e vlerësuar me dashurinë tënde që më jep dhe respektin e të treve ju për mua dhe Saliun. Kedi ti me ke ba të ndihem mbretëreshë me dashurinë që ti më ke dhurue mua e nesër nëse iki nga kjo botë shkoj me zemrën plot. Faleminderit shumë! Ti u bëre unik e shembull për shumë djem në dashurinë për nënën. Faleminderit shumë për këngën “Të du mame”! Në këtë këngë e gjen veten gjithkush në çdo moshë. Është himn për të gjitha nënat, tingëllon në zemrën e gjithkujt. Të dua shumë ti e din”,- është mesazhi dërguar nga nëna e Stresit.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dedikimi i nenes mesazhi reperi stresi dedikimi i nenes mesazhi reperi stresi

Sondazh

Poll