Art&Argëtim

“Je lidhur me të martuar”/ Manushi nxit sherrin mes Florit dhe Gracianos: Lajthitje mendsh! Është turp të shkatërrosh f

2 Mars 2020, 07:32 Nga DOSJA
“Je lidhur me të martuar”/ Manushi nxit sherrin mes Florit dhe

TIRANË– Moderatori Edi Manushi ka ndezur një debat të nxehtë mes kolegëve të tij. Teksa në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, po diksutohej lidhja e të rinjve me burra ose gra të martuara dhe kjo gjë ka sjellë debat. Ishte Manushi ai që e nisi gjithçka duke i thënë Graciano Taganit se ai është dashuruar e një grua të martuar. Ky i fundit jo vetëm që e mohoi por u pozicionua kundër kësaj teme.

Kjo gjë solli reagimin e Flori Gjinit, i cili u shpreh se një gjë e tillë është trend në Shqipëri. Ndërsa Françeska Jaçe tha se që të mos të të tradhëtojë gruaja duhet ta plotësosh.

Pjesë nga biseda

Edi Manushi: Kam hulumtuar dhe ti ke pasur një histori të tillë, ke rënë në dashuri me një grua të martuar

Graciano Tagani: Uaa, pse kshu ku e di ti? Kjo është akuzë, por unë jam kundër.

Edi Manushi: Po pse?

Graciano Tagani: Sepse një ditë ne do të kemi një grua vetë dhe a do të na pëlqente ne të ndodhte diçka e tillë?

Françeska Jaçe: Po ti plotësoje gruan të mos shkojë me të tjerët.

Graciano Tagani: S’ka lidhje me të plotësuarën.

Flori Gjini: E para njëherë më duket shumë e çuditshme…sepse ti je artist në radhë të parë.

Graciano Tagani: Edhe çfarë do të thotë kjo, se unë jam artist dhe duhet të shkoj me gratë e të tjerëve? Duhet të shitem me lekë sepse jam artist?

Flori Gjini: Ore ne marrim një temë dhe e trajtojmë, pyetja është a është në trend….

Graciano Tagani: Ore ç’janë këto trende mo…këto janë lajthitje mendsh…

Flori Gjini: Po është more në trend, ku jeton ti…

Graciano Tagani: Të shkosh me një njeri tjetër është turp, të prishësh familje…

Flori Gjini: Kush e vendosi normën e moralit?

Graciano Tagani: Ku do të të çojë kjo gjë? Thjesht do bësh disa herë seks, do shfryhesh kaq…

 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edi manushi flori gjini françeska jaçe graciano tagani edi manushi flori gjini françeska jaçe graciano tagani

Sondazh

Poll