Art&Argëtim

Loredana Zefi merr vendimin e papritur/ Anulon koncertin për shkak të koronavirusit

29 Shkurt 2020, 16:05 Nga DOSJA
Loredana Zefi merr vendimin e papritur/ Anulon koncertin për shkak të

TIRANË– Reperja e njohur Loredana Zefi, së fundmi ka marrë një vendim të papritur për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar të gjithë fansat se koncerti i cili ishte planifikuar të zhvillohej në një klub në Rinora, do të anullohet.

Sipas saj ky vendim është marrë pasi, nga 3000 persona aty do të jenë vetëm 1000 për shkak të frikës nga virusi vdekjeprurës, duke shtuar se kjo do të ishte e pakuptimtë për klubin dhe fansat. Po ashtu ajo ka thënë se do të mundohet të gjej një datë të re.

 “Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër ku mund të ketë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye ne për fat të keq duhet të anulojmë koncertin tonë në Rinora. Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku mund të jenë 3 mijë persona, të ketë vetëm 1000. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe fansat, dhe do doja të gjeja një datë të re”- ka shkruar reperja.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz coronavirus loreda zefi coronavirus loreda zefi

Sondazh

Poll