Art&Argëtim

Jeff Bezos qëndron i pari/ 10 personazhet më të pasur në botë në vitin 2020

29 Shkurt 2020, 15:44 Nga DOSJA

TIRANË– Duke nisur nga Jeff Bezzos, themeluesi i Amazon, Bill Gates,  Mark Zuckerberg e shumë emra të  tjerë të njerëzve më të pasur në botë janë renditur sërish në një listë në bazë të pasurisë nga agjencia e vlerësimit Hurun. Në këtë listë bëjnë pjesë 2.816 personave me një pasuri prej 11.2 trilion dollarë, ku këtë vit është shtuar me 346.

Kina ka 799 miliarderë, 173 më shumë se SHBA, dhe të dy vendet kanë mbi gjysmën e miliarderëve në planet. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos merr kurorën midis këtyre miliarderëve me pasuri 140 miliardë dollarë, i ndjekur nga Bernard Arnault dhe Bill Gates me pasuri në përkatësisht 107 dollarë dhe 106 miliardë dollarë.

Pasuria totale e 10 miliarderëve kryesorë ishte afro 1 trilion dollarë. Themeluesi i Alibaba, Jack Ma zuri vendin e parë midis miliarderëve kinezë me 45 miliardë dollarë, duke u renditur në vendin e 21-të në listën globale. Hurun tha se industria TMT, ose teknologjia, media dhe komunikimi, është burimi kryesor i pasurisë për miliarderët në botë, duke gjeneruar 18 përqind të pasurisë totale.

Lista e këtij viti ka 90 miliarderë të moshës 40 vjeç,  54 miliarderë të vetë-bërë dhe 36 miliarderë të trashëguar.

Steve Ballmer, Pasuria: 67 miliardë dollarë

Mukesh Ambani, Pasuria: 67 miliardë dollarë

 Larry Page, Pasuria: 67 miliardë dollarë

Sergey Brin, Pasuria: 68 miliardë dollarë

Carlos Slim, Pasuria: 72 miliardë dollarë

Amancio Ortega, Pasuria:  81 miliard dollarë

Mark Zuckerberg, Pasuria:  84 miliardë dollarë

Warren Buffett , Pasuria: 102 Miliardë dollarë

Bill Gates, Pasuria:  106 Miliardë dollarë

Bernard Arnault,  Pasuria:  107 Miliard dollarë

Jeff Bezos, Pasuria: 140 Miliardë dollarë

Burimi:  chinadaily.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 10 miliarderet jeff bezos 10 miliarderet jeff bezos

Sondazh

Poll