Art&Argëtim

Tragjedia në festën e ditëlindjes së blogeres ruse, 2 viktima dhe 6 të helmuar në gjendje të rëndë

29 Shkurt 2020, 14:00 Nga DOSJA

RUSI–  Kur festat e ditëtlindjeve me ndohen gjithmonë si momentet më të bukura për këdo, ndodh që të kthehen edhe në momentin më të trishtë, siç është edhe rasti tragjik në ditëlindjen e një blogereje.

E njohur me emrin Ekaterina Didenko, blogerja ruse 29-vjeçare ka përjetuar edhe momentin më të keq në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

Sipas mediave të huaja të paktën dy njerëz kanë mbetur të vdekur ndërsa  gjashtë të tjerë kanë mbetur të helmuar dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Shkak për vdekjen e dy vajzave 25-vjeçare, Natalia dhe Yuri Alferov, shoqet e  29-vjeçares që po festonte ditëlindjen, është bërë përzierja e akullit të thatë me ujin e pishinës, gjë e cila, duke shkaktuar çlirimin e dioksidit të karbonit gjatë festës së ditëlindjes.

Edhe vetë blogerja ruse është në mesin e 6  personave të helmuar dhe ndodhen në spital. Ka qenë burri i Ekaterinas, Valentin, i cili  dekoroi pishinën me shtresa akulli për të krijuar një atmosferë më të bukur.

Në fillim u raportua se kishte vdekur edhe blogerja, por ajo  reagoi përmes rrjeteve sociale duke vësrtetuar të kundërtën.

“Unë jam ende gjallë. Unë jam pas dyerve të një reparti të kujdesit intensiv. Nuk e di se kush ka vdekur… Bashkëshorti ndodhet nën një kujdes intensiv gjithashtu, nuk e di ende si është gjendja e tij.”- u shpreh ajo.

Blogerja 29-vjeçare, Ekaterina Didenko
Ekaterina Didenko

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blogerja ruse ekaterina didenko tragjedia blogerja ruse ekaterina didenko tragjedia

Sondazh

Poll