“Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati renditet i dyti në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë
29 Shkurt 2020, 09:07Nga DOSJA
BERAT– Shqipëria herë pas here gjedet nëpër artikujt e mediave të huaja për për pasuritë natyrore që ka, turizmin si edhe për kulturën.
Së fundmi një agjensi turizmi japoneze ‘JATA’, ka renditur në një listë të gjatë qytetet më të bukura në botë, ku mes tyre gjendet edhe Berati.
Berati është një qytet që ka mahnitur çdo turist nga bota, dhe vijon ende të lë mbresa tek grupe të mëdha të rinjsh e jo vetëm për shkak të bukurisë së rrallë që ai ka.
Në këtë ku përfshihen qytetet më të bukura në botë, Berati renditet i dyti, dhe sipas shkrimit së agjensisë mendohet që është bërë pjesë e këtij klasifikimi për vlerat arkitekturore e kulturore që ka.
“Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: ‘Qytet i një mbi një dritareve’. Rrugicat e shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur dhe shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512), Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827), si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje.”- ka shkruar agjensia.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme është luajtur derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, ku bardheblutë kanë fituar 5-1.I ftuar në studion e “Zonë ...
DashiDashuria: Dita do të fillojë e qetë, në dashuri shumë prej jush po vazhdojnë pa ndonjë qëllim konkret. Midis historive me pak stimuj dhe pak pasion, duket ...
TIRANË– Aktorja e filmit “I love Tropoja” është shprehur së fundmi në lidhje me fjalët që qarkulluan para se të dilte filmi, për ‘traditën’ që tropojanët s...
TIRANË-Sot e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtarja Juliana Pasha, e cila rrallë herë shfaqet në ekran për intervista. Për të gjithë adhur...
TIRANË– Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer së fundmi se ka përjetuar një periudhë mjaft të errët në jetën e saj kur është futur në depression. E ftuar në “Ft...
TIRANË -Pasditen e sotme në programin “Rudina” ishte e ftuar Juliana Pasha. Ajo ka treguar për jetën e saj fëmijërore në Burrel.Këngëtarja e njohur ka rrëf...
Ankthi dhe stresi në këtë kohë është i pranishëm tëk ne pasi koronavirusi po shpërthen në të gjithë botën. Po ashtu frika na detyron të anulojmë të gjitha plane...