Audicione për këngëtarët e rinj, Juliana Pasha ndërmerr një nismë dhe hap klub: Pata restorantin, por nuk lodhem
28 Shkurt 2020, 20:51Nga DOSJA
TIRANË-Sot e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtarja Juliana Pasha, e cila rrallë herë shfaqet në ekran për intervista. Për të gjithë adhuruesit e saj këngëtarja tani do të jetë pranë tyre çdo fundjavë me hapjen e club-it më të ri në kryeqytet “La La Land” të inauguruar pak ditë më parë.
Intervista ka nisur me pyetjen e prezantueses Rudina Magjistari për një kolonë zanore, një këngë identifikuese për jetën e Juliana Pashës që ishte “I feel good”. Ajo tregoi në studio disa detaje rreth jetës si biznesmenë me bashkëshortin Altin Llakaj.
JULIANA PASHA: Çfarëdo që bëj e kam bërë me dëshirë, nuk marr përsipër gjëra që nuk më rrinë. Në fund të ditës e rëndësishme është që jam po gjithmonë me bashkëshortin, nuk bëjmë asgjë vetëm, pa njëri-tjetrin. Nuk ndihem e lodhur edhe pse më ikën koha, më mjafton që jam me të. Në fillim hapëm restorantin, ne të dy na pëlqente kuzhina, donim të kishim një vend ku të mblidheshim të gjithë bashkë…
Çdo fundjavë do të jetë Juliana Pasha me bandën e saj që do të performojnë në pjesën kryesore, por edhe këngëtarë të njohur të ftuar. Ashtu siç tregon edhe këngëtarja një hapësirë në këtë club do i dedikohet këngëtarëve të rinj, ku së shpejti do të ketë edhe audicione për përzgjedhjen e tyre. Aktualisht janë dy vajzat Rea Nuhu dhe Egzona Ademi që janë bashkuar me Juliana Pashën.
TIRANË– Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer së fundmi se ka përjetuar një periudhë mjaft të errët në jetën e saj kur është futur në depression. E ftuar në “Ft...
TIRANË -Pasditen e sotme në programin “Rudina” ishte e ftuar Juliana Pasha. Ajo ka treguar për jetën e saj fëmijërore në Burrel.Këngëtarja e njohur ka rrëf...
Ankthi dhe stresi në këtë kohë është i pranishëm tëk ne pasi koronavirusi po shpërthen në të gjithë botën. Po ashtu frika na detyron të anulojmë të gjitha plane...
TIRANË– Momente rozë në Kongresin e Partisë Socialiste. Pas fjalës së Linda Ramës, kryeministri i vendit nuk e ka kursyer një puthje ndaj saj.Pasi mbaroi f...
TIRANË– Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu është shfaqur mjaft i ndjeshëm dhe melankolik orët e fundit në rrjetet sociale. Teksa ditët e fundit është pa...
TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu po shijon disa pushime dimërore në Alpet e Zvicrës, dhe bashkë me të ndodhet dhe familja e saj. Gjithmonë hermetike...
TIRANË– Nënat shtatzëna gjatë pritjes së ëmbël dëshirojnë të ruajnë kujtime të bukura nga kjo periudhë e ëmbël. Me ndihmën e artistëve profesionistë të tru...