Art&Argëtim

Në depresion pa rrugëdalje, Arjola Demiri tregon periudhën e errët të jetës së saj: Mendoja se nuk vleja si grua

28 Shkurt 2020, 20:44 Nga DOSJA
Në depresion pa rrugëdalje, Arjola Demiri tregon periudhën e

TIRANË– Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer së fundmi se ka përjetuar një periudhë mjaft të errët në jetën e saj kur është futur në depression. E ftuar në “Ftesë në 5”, Demiri u shpreh se ka pasur një kohë kur nuk po gjente dritë dhe mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe. Më tej aktorja tregoi se ajo që e ka ndihmuar të dilte nga depresioni ka qenë mikja e saj Almona, e cila e surprizoi edhe me nje video-mesazh në emision.

“Almona më ka thënë gjithmonë ‘ti vlen, çohu në këmbë, ti vlen’. Sigurisht që ka patur nga ato momente kur mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës. Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës,”– tregoi Arjola.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri depresioni i arjola demirit arjola demiri depresioni i arjola demirit

Sondazh

Poll