Art&Argëtim

Me laps e letër në dorë, prindërit dëgjonin këngët dhe shkruanin tekstin që unë ta kisha gati” Juliana Pasha  rrëfe

28 Shkurt 2020, 20:24 Nga DOSJA
Me laps e letër në dorë, prindërit dëgjonin

TIRANË -Pasditen e sotme në programin “Rudina” ishte e ftuar Juliana Pasha. Ajo ka treguar për jetën e saj fëmijërore në Burrel.

Këngëtarja e njohur ka rrëfyer një nga kujtimet e saj me nostalgjike të fëmijërisë, ku uleshin e gjithë familja e shikonin “Këngët e Festivalit”, ndërsa prindërit i shkruanin këngët në mënyrë që ajo t’i mësonte sa më shpejt.

Juliana Pasha: Unë kam nostalgji për fëmijërinë, më shumë djalë sesa vajzë, kam qenë shumë aktive, shumë e qeshur. Fëmijërinë e kam kaluar në qytetin tim në Burrel deri në moshën 14-vjeçare. Koha jonë, vitet ’80-’90 kanë qenë shumë të bukura, lojëra, aktivitete pafund, aty kam nisur rrugëtimin e këngës në Shtëpinë e Pionerit kam bërë provën për veshin ritmik. Aty kam mësuar të luaj mandolinën, fëmijëria ka qenë e plotësuar me shumë gjëra.

 Rudina Magjistari: Cili ka qenë kujtimi i parë që të vjen nga fëmijëria?

 Juliana Pasha: Një nga gjërat më të veçanta që bëja si fëmijë ishte se kur dilnin “Këngët e Festivalit” uleshim familjarisht, mami dhe babi e dinin që mua më pëlqente t’i mësoja shumë shpejt këngët, me laps e letër të dy dëgjonin këngët dhe shkruanin tekstin që unë ta kisha gati. Bashkë me shokët dhe shoqet organizoja një minifestival në lagje. Nuk kam menduar asnjëherë për asgjë tjetër veç muzikës.

Në vitin 1998-të Juliana ka dalë për herë të parë në festival, pas kalimit të disa fazave për t’u ngjitur në atë skenë, këndimi me një orkestër, emocionet e pafundme dhe takimi me artistët që i kishte ëndërruar si Irma Libohova, Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea etj.

Ajo tregon se ka qarë shumë kur ka dalë në festival vetëm se kishte prerë flokët. Kuratore e imazhit për Julianën në fillimet e saj ka qenë e ëma, ndërsa tani është kunata e saj.

Marrë nga: Klan Tv

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz juliana pasha juliana pasha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Shkurt 2020, 13:17

Pse kemi vite të brishta?

TIRANË– 2020 është një vit i brishtë. Nëse keni lindur më 29 shkurt ju duhet të festoni  ditëlindjen tuaj të vërtetë këtë vit.Sepse data 29 shkurt do të pë...