Aktualitet

Gazi lotsjellës në protestë, PD marshim të heshtur me fëmijë e të rinj në Ditën e Verës (FOTO+VD)

17 Mars 2019, 14:52 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës në protestë, PD marshim të heshtur me

TIRANË- Sot në kryeqytet u festua Dita e Verës, por për opozitën kjo ishte një ditë proteste. Partia Demokratike ka organizuar një marshim të heshtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku në qendër të këtij marshimi ka qenë vajza e vogël që u fotografua gjatë protestës së 16 marsit me shami duke u mbrojtur nga gazi lotsjellës.

Sipas PD, vajza e vogël është bërë simboli i një proteste të heshtur të disa të rinjve dhe fëmijëve kundër sjelljes mizore dhe kriminale të policisë me qytetarët.

Fëmijët mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin “Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”.

Më tej në njoftimin e Partisë Demokatike thuhet se protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, institucionit përgjegjës për përdorimin e lëndës helmuese kundër protestave qytetare.

“Fëmijët lanë aty kundragazët për t’i treguar qeverisë se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike”, përfundon deklarata nga PD.

Kujtojmë që gjatë ditës së djehsme, opzota organizoi një protestë në Tiranë, ku pati dhe akte dhune. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës protestuesve, ku mes tyre kishte dhe fëmijë që u dëmtuar nga kjo lëndë helmuese.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita e veres gazi lotsjelles ne proteste marshimi i pd protesta e heshtur dita e veres gazi lotsjelles ne proteste marshimi i pd protesta e heshtur

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...