Aktualitet

Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Tiranë, Policia arreston një prej të dyshuarve (EMRI)

17 Mars 2019, 14:17 Nga DOSJA
Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Tiranë, Policia arreston një

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një prej personave të dyshuar si i përfshirë në vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baçinozi. 62- vjeçari u ekzekutua në prani të djalit të mitur, dje në mbrëmje pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. (Lexo këtu)

Sipas burimeve nga Policia mësohet se sot është arrestuar 56-vjeçari Myftar Pasha, i cili rezulton të jetë mik i autorit që kreu vrasjen me tri plumba. Sipas Policisë Pasha në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohet një 56-vjeçar për “Moskallzim krimi” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bill Klinton”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin: M. P., 56 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. 

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:00 të mbrëmjes teksa 62-vjeçari kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur. Aty është afruar dhe pas një konflikti verbal, ai ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Pasi ka qëlluar ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i ish te perndjekurit haxhi baçinozi myftar pasha vrasja në tiranë vrasja tek kodrat e liqenin ekzekutimi i ish te perndjekurit haxhi baçinozi myftar pasha vrasja në tiranë vrasja tek kodrat e liqenin

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...