Aktualitet

Tirana dhe Përmeti festojnë Ditën e Verës, qindra njerëz zbresin në shesh (Foto+Video)

17 Mars 2019, 11:45 Nga DOSJA
Tirana dhe Përmeti festojnë Ditën e Verës, qindra

SHQIPËRI– Ditën e sotme më datë 17 mars kanë festuar Ditën e Verës dy qytete, Përmeti dhe Tirana.

Kjo gjë erdhi pasi për shkak të motit të keq, që parashikohej për datën 14 mars (dita zyrtare e Ditës së Verës), kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Niko Shupuli vendosën që të shtyheshin festimet.

Dosja.al mëson se në qytetin e Përmetit kanë zbritur qindra qytetarë që të shijojnë festimet e organizuara nga Bashkia për këtë rast.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë. Shumë qytetarë të kryeqytetit ndodhen në sheshe për të shijuar aktivitetet e organizuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilat u paraqitën edhe në kalendarin e Bashkisë. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj nuk ka harruar të ‘thumbojë’ edhe opozitën në lidhje me rrëmujën dhe papastërtitë që u krijuan një ditë më parë për shkak të protestës.  Ai ndoqi nga afër disa nga aktivitetet festimeve të organizuara në Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Parkun e Madh të Liqenit, ndërsa vlerësoi faktin se shumica e qytetarëve të Tiranës e duan qytetin dhe janë kundër dhunës.

Jam shumë i lumtur që sot, Tirana e vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë, që e duan Tiranën, që duan familjen e tyre më shumë se sa partinë, që duan që ky vend të ecë përpara më shumë se sa ata që duan ta shkatërrojnë, janë sot me shumicë. Kemi përgatitur 50 aktivitete, të cilat kanë filluar që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej”, vazhdojnë përgjatë gjithë Bulevardit, mandej me sportet ekstreme te sheshi “Nënë Tereza”, dhe në fund me 10 aktivitete te Liqeni. Në pak orë nga shkatërrimi i djeshëm, Tirana ka ngritur kokën. Të gjithë janë këtu me familjet e tyre, jo burrat e dhunshëm, por gra, fëmijë, gjyshe, nipër e mbesa, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë! Sot, edhe mediat e huaja që janë në Tiranë dhe po ndjekin zhvillimet, kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë që do të ecë përpara, Shqipërinë që do të bëjë progres dhe Tiranën që gjithmonë e më shumë është qyteti i ëndrrave tona”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët që u distancuan nga aktet e dhunës dhe që sot kanë dalë për të festuar ardhjen e stinës së ngrohtë. “Kjo është një festë që bashkon dhe në një situatë ku gjithmonë flitet për politikat e përçarjes, sot kemi nevojë të flasim për gjërat që na bashkojnë dhe jo për gjërat që na përçajnë.

Ky qytet ka parë progres këto katër vite dhe ky qytet do të vazhdojë me këtë progres, ndaj edhe unë sot dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe të litarit, kurse sot po tregojnë masivisht atë që është Tirana e vërtetë, Tirana përtej të majtës dhe së djathtës, përtej PD-së dhe PS-së, që e do jetën, e do progresin, pastërtinë, e do ligjin, e do shtetin, muzikën, artin dhe kulturën”, tha Veliaj. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita e veres erion veliaj niko shupuli permet tirane dita e veres erion veliaj niko shupuli permet tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2019, 10:56

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...