Aktualitet

ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

17 Mars 2019, 10:56 Nga DOSJA
ZDF: Votat u blenë, zemërimi po rritet!

TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-së ka intervistuar kryeopozitarin Lulzim Basha i cili u shpreh se sips tij nën sundimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës.

“Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës,”– u shpreh Basha.

Sipas gazetës gjermane, ‘skandali i fundit tregon mesa duket se anëtarët e qeverisjes kanë blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’.

“Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë,”- shton ZDF.

Për medien gjermane ka folur edhe njëprotestuese, konkretisht Zylyha Bitri e cila thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. “Gjatë viteve të fundit  janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur,”– thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje.

Në kronikën e medies gjermane thuhet se kryeministri Edi Rama ka treguar mirëkuptim në lidhje me protestën por mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. “Mandati nuk është llotari,”– thotë ai, shkruan “ZDF”.

Gjermanja e përfunDon krinikën duke theksuar se Shqipëria është thellësisht e ndarë.

Opozita ka zhvilluar ditën e kaluar për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lulzim basha media gjermane protesta e opozites 16 mars 2019 zdf edi rama lulzim basha media gjermane protesta e opozites 16 mars 2019 zdf

Sondazh

Poll