Aktualitet

Vrasja tek Liqeni/ 62-vjeçari i kishte para borxh autorit, djali i mitur e identifikoi (Detaje)

17 Mars 2019, 10:00 Nga DOSJA
Vrasja tek Liqeni/ 62-vjeçari i kishte para borxh autorit, djali i mitur

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek Liqeni ku i vrarë mbeti një 62-vjeçar me origjinë nga Fieri, Haxhi Baxhinozi. (Lexo këtu)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima kishte marrë borxh 80 mijë euroIslam Myrkajt, me të cilin kishte edhe një biznes. Kjo gjë ka sjellë konfliktin me autorin, i cili më pas edhe kreu vrasjen.

Më pas bashkë me një person tjetër që e ka ndihmuar në kryerjen e krimit, janë larguar në drejtim të Saukut.

I vetmi që ka mundur që ta identifikojë autorin, ka qënë djali i mitur i viktimës, i cili ishte gjithashtu prezent në vendngjarje.

62-vjeçari Baxhinosi e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur ka pasur një konflikt verbal me të dhe më pas e ka ekzekutuar.

Viktima ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. 

Nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në këtë zonë. Një muaj më parë, një grua u vra në zonën e Kodrave të Liqenit në Tiranë. Lirie Xhepa, nënë e 4 fëmijëve u vra me një plumb në kokë ditën e Shën Valentinit. Gruas i kishte vdekur burri kishte probleme me kunatin, me të cilin kishte patur një lidhjedashurie.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet haxhi baxhinozi islam myrkaj vrasje tek kodrat e liqenit haxhi baxhinozi islam myrkaj vrasje tek kodrat e liqenit

Sondazh

Poll