Aktualitet

U vra në sy të djalit të mitur, ish-i përndjekuri politik brenda burgut të Qafë-Barit (Foto)

17 Mars 2019, 08:43 Nga DOSJA
U vra në sy të djalit të mitur, ish-i përndjekuri politik

TIRANË– Ditën e djeshme në Tiranë tek Kodrat e Liqenit u qëllua 62-vjeçari, Haxhi Baxhinozi. 62-vjeçari u qëllua nga Islam Myrkaj në sy të djalit të tij të mitur teksa kishin dalë për të vrapuar. Dosja.al ka siguruar një foto të ish-të dënuarit politik në qelinë e tij të dikurshme.

Po kush është Haxhi Baxhinozi?

Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. 

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 20:00 të mbrëmjes teksa 62-vjeçari kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur. Aty është afruar dhe pas një konflikti verbal, ai ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Pasi ka qëlluar ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Për më shumë detaje (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet haxhi baxhinozi islam myrkaj vrasje tek kodrat e liqenit haxhi baxhinozi islam myrkaj vrasje tek kodrat e liqenit

Sondazh

Poll