Aktualitet

Protesta/ Policia arreston 14 persona, 7 në kërkim, procedohet penalisht dhe Gazment Bardhi

17 Mars 2019, 08:21 Nga DOSJA
Protesta/ Policia arreston 14 persona, 7 në kërkim, procedohet

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona pas protestës së opozitës ditën e djeshme. (Lexo këtu)

33 persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim. Nga Policia është proceduar penalisht edhe Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Gjatë protestës në Bulevard, Policia i bëri disa herë thirrje për kontroll të turmës si drejtues i saj. 

Të arrestuarit janë prangosur mbi akuzat” “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”.

Policia nuk i ka bërë publike emrat e tyre por vetëm inicialet dhe moshën.  Ata janë:
K. R., 19 vjeç
G. B., 41 vjeç
E. B., 33 vjeç
A. S., 33 vjeç
P. D., 35 vjeç
F. Rr., 40 vjeç
E. B., 31 vjeç
D. B., 22 vjeç
E. B., 37 vjeç
J. S., 21 vjeç
Q. Gj., 24 vjeç
K. K., 19 vjeç
A. B., 33 vjeç
F. Z., 20 vjeç

14 të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla të ndaluara, të cilat konsiderohen si të rrezikshme për jetën.

Arrestimet dhe shoqërimet u paralajmëruan nga Policia para dhe gjatë protesës, pasi uniformat blu bënë thirrje gjithë kohën për një protest paqësore duke theksuar se veprimet e dhunshme do të dënoheshin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

33 të proceduar per aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit:

K. R., 19 vjeç
G. B., 41 vjeç
E. B., 33 vjeç
A. S., 33 vjeç
P. D., 35 vjeç
F. Rr., 40 vjeç
E. B., 31 vjeç
D. B., 22 vjeç
E. B., 37 vjeç
J. S., 21 vjeç
Q. Gj., 24 vjeç
K. K., 19 vjeç
A. B., 33 vjeç
F. Z., 20 vjeç.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Opozita ka zhvilluar dje për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë. Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazment bardhi policia e shtetit protesta e opozites 16 mars 2019 gazment bardhi policia e shtetit protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll