2 Prill 2026, 16:23
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në këtë institucion, ndërsa 75 prej tyre kanë votuar pro. Biba ka marrë 75 vota pro, 0 abstenim dhe 5 kundër.
Projektligjet në rendin e ditës kanë marrë 80 vota pro. Ndërsa projekligji për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, i propozuar nga deputeti demokrat Klevis Balliu është rrëzuar.
Votimi në Kuvend
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006”.
VOTIMI: 79 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.
VOTIMI: 80 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.
VOTIMI: 79 pro, 0 abstenim, 2 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.
VOTIMI: 78 pro, 0 abstenim, 4 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019, “Pёr administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”. (Nismë e Klevis Balliut)
VOTIMI: 4 pro, 0 abstenim, 79 kundër
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”
Eldian Balla– 3 pro, 5 abstenim, 71 kundër
Denar Biba– 75 pro, 0 abstenim, 5 kundër
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”
Diana Dervishi– 74 pro, 4 abstenim, 1 kundër./Dosja.al
deputetë denar biba klevis balliu
Politike
2 Prill 2026, 16:13
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se Kryetari i Kuvendi...
Politike
2 Prill 2026, 16:06
E. D
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla e Kuvendit, pasi mazhoranca ka nisur votimin.
Siç shihet edhe ...
Politike
2 Prill 2026, 15:57
E. D
TIRANË- Tensionet të ashpra ka pasur gjatë momentit të ndërprerjes së seancës për pak minuta nga kryetari i Kuvendit N...
Politike
2 Prill 2026, 15:51
E.d
TIRANË- Kuvendi ka mbylluar diskutimet për seancën e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlametart të PS-së, Tauland Balla u shpreh se p&e...
Politike
2 Prill 2026, 15:39
E.d
Foto ilustruse
Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të enjten një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare...
Politike
2 Prill 2026, 15:26
E.d
Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi
TIRANË- Një debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqit. Vo...
Politike
2 Prill 2026, 15:22
E. D
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, i është drejtuar kryetarit të kuvendit, Niko Pelshit, d...
Politike
2 Prill 2026, 15:20
E. D
TIRANË- Ambasada Amerikane i është përgjigjur interesimit të Top News, lidhur me paralajmërimin e shpërndarë zyrtarish...
Politike
2 Prill 2026, 15:18
E.d
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur para ligjvënësve.
KOSOVA- Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka b&e...
Politike
2 Prill 2026, 14:52
E. D
TIRANË- Tensione të ashpra ka pasur gjatë seancës plenare mes demokratëve dhe socialistëve. Teksa Taulant Balla po fliste nga ve...