Politike

"Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim"/ Bardhi jashtë Kuvendit: Deputetet gra u kërcënuan, Balla s’ka guxim të merret me burrat

Duke folur për mediat, Bardhi tha se deputetet e opozitës u kërcënuan, teksa theksoi se Taulant Balla nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë.

2 Prill 2026, 16:13 Nga E. D
"Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim"/ Bardhi jashtë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se Kryetari i Kuvendit nuk u ka dhënë fjalën demokratëve. Duke folur për mediat, Bardhi tha se deputetet e opozitës u kërcënuan, teksa theksoi se Taulant Balla nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë. Ai tha ndër të tjera, se socialistët miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim, pa kuptuar çfarë po voton Kuvendi.

Bardhi: Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të bëhej në një orar kur të 140 deputetët të ishin prezentë.

Deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që për shkak të frikës që ka, nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë.

Çfarë përfaqëson Taulant Balla e kanë të qartë të gjithë, por mungesa e kurajës nga kryetari i Kuvendit është shqetësuese. Duhet të nxjerrë përjashta një njeri që nuk njeh etikë dhe norma në atë seancë.

Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim, pa kuptuar çfarë po voton Kuvendi. Në mënyrën si po e katandis parlamentin Niko Peleshi, nuk do jetë e largët dita kur Kuvendi të mos funksionojë më./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll