Politike

"Do të ha të gjallë"/ Momenti kur Noka godet me bidon uji Ballën: Do të rrjep si kec (VIDEO)

Mësohet se gjatë pushimit, deputeti i PD-së, Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke i thënë se “do të të rrjep si kec”.

2 Prill 2026, 15:57 Nga E. D

"Do të ha të gjallë"/ Momenti kur Noka godet me bidon

TIRANË- Tensionet të ashpra ka pasur gjatë momentit të ndërprerjes së seancës për pak minuta nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Mësohet se gjatë pushimit, deputeti i PD-së, Flamur Noka i është drejtuar Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, duke i thënë se “do të të rrjep si kec”.


“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputete të opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka Ballës gjatë momentit të pushimit./Dosja.al

flamur noka taulant balla

Sondazh

Poll