Politike

“Mbylle gojën, mos i përmend fëmijët e mi”, Vokshi debat me Muzhaqin: Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie

Më tej, Vokshi shtoi se Muzhaqi nuk e kupton realitetin për shkak të memeve.

2 Prill 2026, 15:26 Nga E.d
“Mbylle gojën, mos i përmend fëmijët e
Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi

TIRANË- Një debat ka ndodhur në Kuvend mes deputetes demokrate, Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqit. Vokshi tha se nëse Muzhaqi do të kishte pak integriteti nuk duhet ta kishte pranuar fjalën e dhënë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pasi ai ja hoqi fjalës deputetes Elda Hotit për tj'a dhënë Muzhaqit. Më tej, Vokshi shtoi se Muzhaqi nuk e kupton realitetin për shkak të memeve.

Pas kësaj ka reaguar edhe Muzhaqi, e cila tha se disa njerëz duhet të lajnë gojën me sapun, kur flasin për integritetin e saj. Sipas saj, gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie. 


“Keni kryetarin e grupit të PS që fyen në mënyrë të vazhdueshme, intimidon dhe kërcënon burrat dhe tani e ka bërë zakon të gjitha gratë. Zoti kryetar, ju jeni përgjegjës për këtë situatë në këtë sallë. I hoqët fjalën Eldës dhe ia dhatë Muzhaqit që nëse do të kishte një fije integriteti nuk duhet ta kishte pranuar. Ajo realitetin nga memet shpesh herë nuk e kupton dot. Nuk pres që asnjëra prej tyre grave të çohet dhe të mbrojë të drejtat egrave në seancë. I bëj një pyetje këtyre burrave ore e keni motra, a keni gra? A ju vjen turp që bëheni të gjithë pas atij të paburri? Nxirreni jashtë në këtë moment”, tha Vokshi.

“Disa njerëz duhet të lajnë gojën me sapun, para se të përmend integritetin tim. Edhe me shampo lajeni, lajeni mirë e mirë se u është bërë sajesa. Kur flasin ca njerëz për integritet tim o zot o perëndi nuk di çfarë të thuash. Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie. Sa kohë jemi bërë bashkë me deputetet e pd, turp që na përmenden gjëra që s’kanë fakte. Këta burrat duhet të mendohen se vërteta tha Vokshi keni gra nëpër shtëpia, a keni kalamaj, vajza. Si do ndihedhit ju, si do ndiheshe  ti Vokshi sikur vajzës tënde ti thonin këtë që më the ti mua. Si do të vinte”, iu kundërpërgjigj Muzhaqi.

Albana Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën, fëmijët e mi mos i përmend kurrë.

Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua, kam edhe unë mama në shtëpi, kam edhe unë baba në shtëpi.

Albana Vokshi: Mbylle gojën po të them edhe njëherë, hesht, fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos i përmendë, turp të të vijë, turp të të vijë.

Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua./Dosja.al

albana vokshi  bora muzhaqi kuvend

Sondazh

Poll