Politike

Topalli: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta! Ironizon Peleshi: Mendova se e kishim lënë pas...

Seanca e sotme është shoqëruar me debate të ashpra dhe përplasje mes deputetëve demokratë dhe socialistë.

2 Prill 2026, 15:22 Nga E. D
Topalli: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta!
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, i është drejtuar kryetarit të kuvendit, Niko Pelshit, duke i thënë që të nxjerrë Taulant Ballën përjashta për  zhelesh. Ndërkohë, Peleshi ka ironizuar, duke i thënë që mendonte se këtë shprehje "për zhelesh e nxjerre përjasht” e kishin lënë pas. 


Topalli: Kryetar i kuvendit, kur drejton seanca ka një rregullore dhe nuk ka një nen që dënon gjithmonë deputetët e opozitës. Është e mira që të mbash rregull nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet. Nuk është normale dhe ska ndodhur që një nën e 2 fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës, të ofendohen me një fjalor aq vulgar q sa në shpellat e mafies nuk përdoren se dhe ato kanë një kod. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e vrasës së 4 dëshmorëve të demokracisë. kurrë një paburrë provon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje, merre zoti kryetar, kape për zhelesh e nxjerre përjashta”, tha Topalli.

Peleshi: Unë p.sh. mendova se e kishim lënë pas, se mendoja që do vinte dita që të rikthenim sërish 'kape për zhelesh e nxirre jashtë'./Dosja.al

jozefina topalli

Sondazh

Poll