Politike

"Zonjat e mazhorancës zgërdhihen"/ Tensione në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Balla të nxirret përjashta

Bardhi akuzoi edhe Peleshin për shkeljen e procedurave dhe çuarjen e seancës në përplasje fizike.

2 Prill 2026, 14:49 Nga D.S
"Zonjat e mazhorancës zgërdhihen"/ Tensione në Kuvend,
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi që denoncoi dhe akuzoi kolegun e tij të mazhorancës, Taulant Balla, se u tall duke kërkuar minutë heshtjeje me 10 deputetë në sallë. Në fjalën e tij nga vendi.

Bardhi akuzoi edhe Peleshin për shkeljen e procedurave dhe çuarjen e seancës në përplasje fizike. Peleshi nga ana tjetër kërkoi qetësi mes dy krahëve politik dhe vijimin e seancës normale në Kuvend.


"Për shkak të shkeljes së rregullores nga ju po e çoni Kuvendin në konflikt fizik. T’ia heqësh fjalën kolegëve dhe t’ia japësh tjetrit kjo e çon Kuvendin vetëm në përplasje fizike. Po pamundësoni bashkëjetesën në Kuvend. Kryetari i grupit të PS u ngrit dhe bëri pis familjet e 4 dëshmorëve të dmeokracisë, të vrarë në Shkodër, të vrarë nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë tuaj Gramoz Ruçi, vjen e tallet këtu. Në sallë 10 deputetë, ai thotë të mbajmë 1 minutë heshtje, për çfarë e bënë për t’u tallur.

Caktohet një orar kur mbahet heshtja, nëse s’e ke për t’u tallur. Ka një rregullore për minutën e heshtjes dhe procedurë. Ngrihet në mënyrë të përsëritur kërcënon dhe ofendon gratë e opozitës. A keni bashkëjetesë në parlament, provokoni dhe ofendoni në çdo moment. Ndaj që seanca të vazhdoj normalisht kryetari i grupit të PS do duhet të dalë përjashta, që seanca të vijojë në normalitet. Shikoj zonjat e mazhorancës që zgërdhihen, nuk ka këtu për t’u zgërdhirë në mënyrë të përsëritur, një herë në foltore, një herë me zë e një herë pa zë. Nuk ju kemi fyer ne kurrë ju, as t’ju ofendojmë as t’ju kërcënojmë. Në vend që ta dënoni, zgërdhiheni”, u shpreh Bardhi.

“Keni të drejtë, jam dakord zoti Bardhi, nuk e lejova heshtjen solemne. Na thoni kur e doni le ta caktojmë dhe ta mbajmë seancën e ardhshme…”, tha Peleshi./Dosja.al

gazmend bardhi niko peleshi taulant balla

Sondazh

Poll