Politike

"S’ke guxim t’i kërkosh të vijë në seancë"/ Bardhi akuza Peleshit: Detyra e Belindës s’delegohet, por e Ramës po?

Në një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi iu drejtua këtij të fundit duke i thënë se nuk ka guxim ta thërrasë në seancë Kreun e qeverisë.

2 Prill 2026, 13:47 Nga D.S
"S’ke guxim t’i kërkosh të vijë në
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u shpreh sot se, procesi i integrimit kërkon që Kuvendi të veprojë në mënyrë demokratike por Rama nuk pranon të vijë në Kuvend dhe detyrimit ia delegon ministrave. 

Në një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi iu drejtua këtij të fundit duke i thënë se nuk ka guxim ta thërrasë në seancë Kreun e qeverisë. Sipas tij, mazhoranca me këtë sjellje e ka degraduar Kuvendin.

“Kur dëgjonim ministrat për pak u bindëm që duhet të integrohemi në Singapor jo në BE. Procesi i integrimit kërkon që Kuvendi të veprojë në mënyrë demokratike por Rama nuk pranonin të vijë në Kuvend dhe detyrimit ia delegon ministrave. Detyra e Belindës nuk delegohej kur bëhej fjalë për të sulmuar drejtësinë, e tha vetë në sallë Rama në seancën përkatëse.
Ju e keni degraduar këtë Kuvend për shkak të paaftësisë suaj dhe nuk keni guxim t’i kërkoni Ramës të vijë këtu. Kam këtu dhjetëra kërkesa të kolegëve deputetë që kërkojnë informacione dhe institucionet dhe ministritë nuk kthejnë përgjigje. 6 kërkesa në disa ministri, KESH dhe AIDA, ka dorëzuar Enno Bozdo, por nuk merr përgjigje prej 4 muajsh. Njëjtë edhe deputetja Albana Vokshi”, tha Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi niko peleshi edi rama

Sondazh

Poll