Politike

U pezullua nga detyra, Gjykata rikthen në detyrë kreun e IMT Tiranë Rigers Sheqeri

Gjatë dëgjimit të palëve dhe verifikimit të kushteve të masës që ishte shpallur në mungesë u konstatua se nuk ekzistonin kushtet për pezullimin.

2 Prill 2026, 13:11 Nga I.A
U pezullua nga detyra, Gjykata rikthen në detyrë kreun e IMT
Rigers Sheqeri

TIRANË- Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës Rigers Sheqeri. Gjatë dëgjimit të palëve dhe verifikimit të kushteve të masës që ishte shpallur në mungesë u konstatua se nuk ekzistonin kushtet për pezullimin.

Po ashtu Gjykata i ka hequr maswn e pezullimit dhe juristit Erlion Papa duke i caktuar maswn detyrim paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë togat e zeza hoqën masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për biznesmenin Pandeli Carapuli duke lënë në fuqi masën e detyrimit për tu paraqitur teksa akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të Admir Agos administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k i cili pretendon se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme. Nga verifikimet rezultoi se kompania ndërtuese nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi për objektin në Njësinë Administrative Farkë. Prokuroria e Tiranës pretendon se, megjithëse inspektorët e IMT-së konstatuan shkeljen dhe mbajtën procesverbal, kryeinspektori, i mbështetur edhe në relacionin e juristit, vendosi mbylljen e procedurës në kundërshtim me ligjin, pa vendosur asnjë masë administrative./Dosja.al

rigers sheqeri

Sondazh

Poll