Politike

Nis procesi i dosjes “Partizani”/ Mbrojtja e Berishës kërkoi Ramën të dëshmojë, SPAK: Ta vendosë GJKKO

Mësohet se gjyqi është në fazën ku duhet dëgjuar qëndrimi i SPAK rreth kërkesave të avokatëve të çështjes për provat.

2 Prill 2026, 11:07 Nga D.S

Nis procesi i dosjes “Partizani”/ Mbrojtja e Berishës

TIRANË-  Ka nisur procesi për seancën gjyqësore ndaj dosjes "Partizani", ku mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, kanë kërkuar që Rama të dëshmojë. Mësohet se gjyqi është në fazën ku duhet dëgjuar qëndrimi i SPAK rreth kërkesave të avokatëve të çështjes për provat.

SPAK u shpreh se për sa i përket kërkesës për prova nga ana e Fatmit Bektashit për thirrjen e dëshmitarit B, është dakord. Ndërsa për kërkesën e thirrjes së Edi Ramës për të dëshmuar, e lëmë në gjykim të gjykatës. Ndër të tjera, Struktura e Posaçme u shpreh se, në lidhje me sendet e tjera për telefonat janë paraqitur ankesa në Kushtetuese dhe Kushtetuesja ka vendosur në 2024 mos kalimin në seancë gjyqësore

“Megjithatë nuk e dimë çfarë do provohet me thirrjen e këtyre dëshmitarëve si pyetja e dëshmitarit Besmir Karanxha që ishte hetues për të cilin është sjellë një foto me Ulsi Manjën. Çfarë kërkojnë të provojnë me pyetjen e këtij dëshmitari”, tha në fjalën e saj prokurorja e dosjes Enkelejda Millonai./Dosja.al

partizani gjkko sali berisha spak edi rama jamarber malltezi

Sondazh

Poll