Politike

Alarmi i Ambasadës amerikane/ Balla: Është njoftim rutinë, po përdoret për debat politik

Opozita kërkoi në Kuvend mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së SHBA pasi ambasada amerikane njoftoi mbrëmë se grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri.

2 Prill 2026, 10:51 Nga I.A
Alarmi i Ambasadës amerikane/ Balla: Është njoftim rutinë,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani. Opozita kërkoi në Kuvend mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së SHBA pasi ambasada amerikane njoftoi mbrëmë se grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Balla e quajti këtë paralajmërim si një një njoftim rutinë nga ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit.

“Më vjen keq që për hesap të debatit politik përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA, përfshirë këtu edhe DASH, i cili në mënyrë të përditshme në komunikimet publike në rrjetet sociale të DASH, pjesa e zyrës konsullore prej njoftimit të marsit i njofton në mënyrë të përditshëm qytetarët e vet se mund të jenë traget i sulmeve të regjimit iranian,” tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll