Politike

Alarmi i Ambasadës Amerikane/ Ministri Lamallari: Prej kohësh kemi marrë masa të shtuara sigurie

Në fjalën e tij në Kuvend, Lamallari theksoi se Antiterrori dhe strukturat e tjera në Policinë e Shtetit janë vënë në komunikim me zyrën e sigurisë së Ambasadës së SHBA.

2 Prill 2026, 10:50 Nga D.S

Alarmi i Ambasadës Amerikane/ Ministri Lamallari: Prej kohësh kemi

Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur për alarmin e ngritur një ditë më parë nga Ambasada Amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

Në fjalën e tij në Kuvend, Lamallari theksoi se Antiterrori dhe strukturat e tjera në Policinë e Shtetit janë vënë në komunikim me zyrën e sigurisë së Ambasadës së SHBA. Ndër të tjera ai u shpreh se, deri më tani nuk ka asnjë informacion konkret për një situatë rreziku real.

“Jo më larg se mbrëmjen e djeshme u kam kërkuar strukturave të Policisë, strukturave të Antiterrorit, strukturave të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Policisë Kriminale, të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë të Ambasadës Amerikane, nga të cilat me përgjegjësi të plotë konfirmoj se: Së pari nuk ka asnjë informacion konkret qoftë edhe inteligjencë, për një situatë rreziku real. Së dyti ky është në vazhdën e gjithë postimeve dhe deklaratave standard në të gjitha vendet e botës, ku ka shqetësime të ndryshme. Fakti i dytë ka të bëjë që Shqipëria dhe Policia e Shtetit prej disa kohësh ka marrë masa të shtuara sigurie, jo lidhur me postimin e djeshëm, por prej disa kohësh, bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin, konfliktin e armatosur dhe luftën në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministri i Brendshëm./Dosja.al

besfort lamallari ministria e brendshme

Sondazh

Poll