Politike

Kërcënim iranian ndaj Shqipërisë?/ Ministri i Mbrojtjes flet pas alarmit nga Ambasada e SHBA: Nuk ka vend për panik

Në një prenoncim për mediat, Nufi u shpreh se, SHBA-të, atë lajmërim e kanë bërë për qytetarët e vet.

2 Prill 2026, 10:28 Nga D.S
Kërcënim iranian ndaj Shqipërisë?/ Ministri i Mbrojtjes flet
Ermal Nufi

TIRANË-  Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se nuk ka vend për panik ndaj alarmit të Ambasadës Amerikane dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë.

Në një prenoncim për mediat, Nufi u shpreh se, SHBA-të, atë lajmërim e kanë bërë për qytetarët e vet. Sipas tij, qeveria ka marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

“Besoj që SHBA-të, atë lajmërim që kanë bërë, e kanë për qytetarët e vet, dhe SHBA-të janë edhe më sensitive për ruajtjen e qytetarëve të tyre. Sa i takon qytetarëve shqiptarë siguria është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë. Ne si qeveri kemi marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Jemi në një situatë ku ka një konflikt. Jemi një shtet që kemi mbajtur qëndrim të prerë, kundrejt atij regjimi, kanë filluar që në 2022 sulmet nga aktorë malinj të atij shteti, përsëri kemi parë ditët e fundit sulme te Parlamenti dhe Posta. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, të sigurt. Që duhet të kemi kujdes duhet të kemi kujdes, por nuk ka vend për panik”, tha Ministri./Dosja.al

ermal nufi ministria e mbrojtjes alarmi i ambasades amerikane

Sondazh

Poll